Shfryn analisti, 'Federatën e Boksit turpi e mbuloftë'

Shfryn analisti, 'Federatën e Boksit turpi e mbuloftë'

09:42, 24/10/2021

Analisti, Nexhmedin Spahiu ka reaguar ndaj Federatës se Boksit të Kosovës pasi këta të fundit kanë hequr dorë nga simbolet kombëtare të Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

Spahiu përmes një postimi në Facebook ka 'shpërthyer' duke thënë turpi e mbuloftë Federatën e Boksit.

Postimi i plotë:

Para 5 vitesh unë isha me flamur kombëtar të Kosovës në xhaketën time në debat televiziv me kryeparlamentarin e Serbisë, atëherë zëvendëskryeministër e ministër i jashtëm Ivica Daciq, në televizionin publik të Serbisë, e tash boksierët e Kosovës kanë tentu të futen në Serbi pa simbole kombëtare të Kosovës dhe prap se prap i kanë refuzu. Turp i madh me heqë dorë nga simbolet kombëtare të Kosovës, për një pjesëmarrje në kampionat. Federatën e Boksit të Kosovës turpi e mbuloftë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco