Gastronomët sot protestojnë para Qeverisë

Gastronomët sot protestojnë para Qeverisë

08:22, 24/10/2021

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka ftuar të gjithë gastronomët sot që të dalin para Qeverisë dhe të protestojnë, transmeton Syri Kosova.


Kllokoqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se protesta parashihet të mbahet në orën 21:30. Sipas tij kjo protestë do të bëhet me makina e sirena.

“Nesër, e diele, ora 21:30, ftoj të gjithë gastronomët që të dalim para Qeverisë, duke i marrë automjetet tuaja për të protestuar kundër masave të reja, me sirena!!”, ka shkruar ai në Facebook

Image
Kujtojmë se pak më parë shoqata e gastronomëve të Kosovës përmes një postimi në Facebook kundërshtuan masat e reja të vendosura sot nga Qeveria e Kosovës.

“Masat nuk kanë kuptim që të kufizojnë veprimtaritë biznesore, por të stimulojnë vaksinimin e popullatës, si zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë”, shkruhet në postimin e tyre.

Në masat e reja që kanë hyrë në fuqi sot specifikohet se maska do të vazhdojë që të jetë obligative për qytetarët e vendit.

Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve do të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00.

Edhe pas kësaj mbledhjeje Qeveria vazhdon që të ndalojë veprimtarinë e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore,  në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco