Vaki kosovare: Ia mori paratë për t’ia dërguar në Francë por nuk ia dërgoi

Vaki kosovare: Ia mori paratë për t’ia dërguar në Francë por nuk ia dërgoi

09:07, 23/10/2021

Një person është arrestuar pasditen e së premtes në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ia mori paratë një personi për t’ia dërguar në Francë, por nuk e bëri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti kishte ndodhur në gusht të këtij viti.

Siç thuhet në raport, paratë nuk janë dërguar sipas marrëveshjes tek viktima, por janë keqpërdorur nga i dyshuari.

“Prishtinë 16.08.2021 Me 22.10.2021- 15:30 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshuarin se ka kryer veprën e lartcekur duke keqpërdorë besimin ndaj viktimës mashkull kosovar, me qëllim të përfitimit personal i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash nga viktima për t’i dërguar në Francë përmes këmbimores së tij. Të njëjtat para nuk janë dërguar tek viktima, por janë keqpërdorë nga i dyshuari. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco