Edhe sot nxehtë, nga nesër ndryshon moti

Edhe sot nxehtë, nga nesër ndryshon moti

07:37, 21/10/2021
Prishtina Weather ka njoftuar se deri të premten do të jetë më ngrohtë dhe me diell, derisa në fundjavë priten reshje shiu dhe rënie e temperaturave

Mot më i ngrohtë pritet të mbajë në ditët e ardhshme, me kthjellime e diell, derisa ditën e premte vransirat do të shtohen orëve të pasdites. Orëve të mëngjesit mbetet më ftohtë, përreth ultësirave me mundësi për formim të mjegullës apo mjegullinës.

Ditën e shtunë do të ketë reshje lokale shiu, nga pasditja edhe temperaturat pësojnë rënie, e nga e diela do të mbajë mot i ftohtë, ndërkaq vransirat fillojnë të shpërndahen. Ditën e hënë pas mëngjesit të ftohtë ditën do të mbajë mot kryesisht me diell.

Ndotësit ajror do të mbeten në koncentrime më të rritura ditën e enjte, me indeks në vlera mesatare e të dobëta, mirëpo me ndryshimin e motit që pritet ditëve në vijim, me qarkullim më të mjaftueshëm ajror, indeksi do të shënojë përmirësim në vlera të pranueshme dhe të mira në fundjavë.

21.10 – Kryesisht me diell dhe më butë. Në mëngjes përreth ultësirave mundësi për mjegull apo mjegullinë.

22.10 – Fillimisht me diell, në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull apo mjegullinë. Ditën ngrohtë e vransirat shtohen.

23.10 – Kryesisht vranët, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu, e orëve të mbrëmjes më ftohtë.

24.10 – Më ftohtë e kryesisht me vransira, që deri në mbrëmje pritet të shpërndahen.

25.10 – Kryesisht me diell, e në mëngjes ftohtë.

Temperaturat minimale luhaten nga 4C-9C, e në pjesët e mbuluara me mjegull, minimalet zbresin edhe në 0C e 2C. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 19C e 20C ditën e premte, e deri të dielen zbresin në 10C.

Do të fryjë erë mesatare nga krahu jugor 4-12m/s, e nga e shtuna ndryshon drejtimin në verlindje.

Shtypja atmosferike mbetet pak më e lartë nga vlerat normale, por që në fundjavë sërish shënon një rritje edhe më të vazhdueshme

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco