Policia e konfirmon se në aksionin e madh u kapën 125 mijë Euro të shpëlara

Policia e konfirmon se në aksionin e madh u kapën 125 mijë Euro të shpëlara

23:21, 20/10/2021

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion policor në rajonin e Prishtinës, Ferizajt, Vitisë, Kaçanikut dhe Fushë Kosovës. Aksioni është realizuar nga Drejtoria për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Bëhet e ditur se Policia ka arrestuar 6 persona në këtë aksion të urdhëruar nga Prokuroria Speciale e Kosovës në të cilën janë sekuestruar 125 mijë euro.

Kjo është komunikata e plotë:

Arrestohen gjashtë persona për shpëlarje parash, falsifikim dhe armëmbajtje pa leje

Prishtinë, 20 tetor 2021 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës, përkatësisht Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe njësitet tjera relevante, kanë realizuar një aksion në disa lokacione të ndryshme në qytetet Ferizaj, Fushë Kosovë, Viti, Kaçanik, si dhe në Prishtinë.

Prokuroria Speciale njofton se nga ky aksion janë arrestuar gjashtë (6) persona, me inicialet A.Q., Sh.R., A.O., F.L., H.L dhe L.S., të dyshuar se kanë kryer veprat penale “Shpëlarje parash”, “Falsifikim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Gjithashtu, nga të dyshuarit në vendin e ngjarjes janë sekuestruar të holla në vlerë prej njëqindenjëzetepesë mijë (125.000) euro të dyshuara, si dhe pesë (5) vetura të modeleve të ndryshme.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje, si dhe brenda afateve kohore ligjore do të bëhet kërkesa për caktimin e paraburgimit.

 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco