Detaje të reja rreth aksionit të madh policor të krimeve ekonomike në Prishtinë

Detaje të reja rreth aksionit të madh policor të krimeve ekonomike në Prishtinë

22:49, 20/10/2021

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Krimeve Ekonomike ka zhvilluar sonte në afërsi të Prishtinës një aksion të madh në të cilin janë arrestuar gjashtë persona.

Burime të Reporteri.net thonë se cak i këtij aksioni ishin një grup personash që po kryenin shpëlarje parash.

Ky burim ka thënë se janë kapur 125 mijë euro para me ngjyrë.

Ndërkohë zyrtarisht Policia nuk ka dhënë shumë informacione. Ata janë rezervuar të tregojnë se kush është subjekt i këtij aksioni.

Me arsyetimin se aksioni është ende duke vazhduar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë se mund ta konfirmojë vetëm që aksioni është duke u zhvilluar.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës”, tha Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco