Bislimi: Kur është nënshkruar marrëveshja për targat s'e kemi ditur datën e zgjedhjeve

Bislimi: Kur është nënshkruar marrëveshja për targat s'e kemi ditur datën e zgjedhjeve

20:39, 20/10/2021

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, e ka mohuar që zhvillimet në veri ishin bërë qëllimisht pak para datës së zgjedhjeve.

Bislimi ka thënë se sa i përket marrëveshjes për targat, ajo ishte nënshkruar më 15 shtator 2016, dhe sipas tij, në atë kohë nuk ka qenë e ditur se zgjedhjet lokale do të zhvilloheshin pikërisht në tetor.

“Marrëveshja për targa është nënshkruar më 15 shtator 2016, ne nuk e kemi nënshkruar atë me 15 shtator, as nuk ia kemi vendos afatin e skadencës. Ata kur e kanë nënshkruar më 2016 nuk e kanë ditur se me cilën datë do të mbahen zgjedhjet më 2021, dhe këta që i kanë shpallur zgjedhjet nuk e kanë ditur që është një marrëveshje që skadon në shtator dhe është një qeveri e cila ka vendosur të marrë një masë dhe që mund të interpretohet si një masë me impakt elektoral”, ka thënë Bislimi në “DESKU” të KTV-së.

Ai ka shtuar se sa i përket kësaj marrëveshjeje, Qeveria ka pasur tri rrugëdalje.

“Ne kemi pasur tri rrugëdalje. Rrugëdalja e parë ishte që të fillojmë implementimin e masës para datës 15 shtator në mënyrë që të mos na thotë askush që ka ndikim elektoral, që do të kishte qenë shkelje e marrëveshje dhe e palogjikshme të implementohet, kemi mundur të presim deri pas zgjedhjeve ose të mos e implementojmë fare ose të ndjekim dinamikën tonë pa u interesuar fare për kolateralet që mund të jenë në zgjedhje. Ne kemi zgjedhur mënyrën e tretë, kemi thënë marrëveshja skadon më 15 shtator, ne nuk kemi synim që të njëjtën ta vazhdojmë, do të presim raportin e Policisë që na tregon se a ka ndryshuar diçka nga ana e Serbisë pas skadimit të marrëveshjes dhe atëherë do të fillojmë me implementimin e vendimit tonë”, ka deklaruar Bislimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco