As gjysma e rekomandimeve të Auditorit nuk zbatohen, KE rekomandon ndryshimin e ligjit për ZKA

As gjysma e rekomandimeve të Auditorit nuk zbatohen, KE rekomandon ndryshimin e ligjit për ZKA

20:03, 20/10/2021

Raporti i Progresit vlerëson arritjet e ZKA-së, në veçanti anëtarësimin në EUROSAI si dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile për rritjen e ndikimit të punës audituese, shkruan Syri.net Kosova.

Por ajo që dihet është se as gjysma e rekomandimeve të Auditorit nuk zbatohen, prandaj edhe KE rekomandon ndryshimin e ligjit për ZKA.

Anëtarësimi në Organizatën Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI), bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile për të përmirësuar ndikimin e punës së auditimit si dhe rritja e përqindjes së zbatimit të rekomandimeve janë disa prej arritjeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit të cilat janë prezantuar në Raportin e Progresit për Kosovën të vitit 2021, i publikuar të martën nga Komisioni Evropian në kuadër të Pakos së Zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE).  

Ndër të tjera në Raportin e Progresit është theksuar se në përputhje me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit, korniza kushtetuese dhe ligjore e Kosovës siguron pavarësinë funksionale, organizative dhe financiare të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA). Megjithatë kërkohet ndryshimi i Ligjit për Auditorin e Përgjithshëm, gjë që mundëson që auditimet të përcaktohen bazuar në vlerësimin e nivelit të rrezikut të financave publike. Tutje theksohet se këto ndryshime do të rrisin numrin e auditimeve të Ndërmarrjeve Publike dhe auditimeve të performancës. 

“ZKA u bë anëtare e plotë e Organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI) në Nëntor 2020. Ligji për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës duhet të modifikohet për të hequr detyrimin për të kryer auditime të rregullsisë çdo vit në të gjitha organizatat buxhetore (pavarësisht nga madhësia, kompleksiteti, rreziku, etj.); auditimet duhet të zgjidhen bazuar në vlerësimin e nivelit të rrezikut të financave publike. Këto ndryshime do të rrisin numrin e Auditimeve të Ndërmarrjeve Publike dhe auditimet e performancës”, thuhet në Raportin e Progresit për vitin 2021. 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco