Osmani i reagon ashpër Borrellit: Mos bëni deklarata të njëanshme e të pabazuara

Osmani i reagon ashpër Borrellit: Mos bëni deklarata të njëanshme e të pabazuara

18:33, 20/10/2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është përgjigjur ashpër shefit të diplomacisë evropiane, Josef Borrell për deklaratat e tij pas aksionit të Policisë së Kosovës më datën 13 tetor kundër krimit dhe kontrabandës. Ajo i ka bërë thirrje zyrtarëve të BE-së që në të ardhmen të mos bëjnë deklarata të njëasnshme dhe të pabazuara në fakte.

Këtë deklaratë presidentja Osmani e ka bërë në një konferencë për media ku ka folur për të gjeturat e Raportit të Progresit të Komisioni Evropian në pjesën veriore të Kosovës.

“Ne kërkojmë nga zyrtarët e BE-së që t’i qëndrojnë besnik këtyre deklaratave në mënyrë që sa herë institucionet ligj zbatuese të Republikës së Kosovës luftojnë krimin, korrupsionin, kontrabandën në çdo cep të vendit tonë përfshire edhe veriun ta kemi përkrahjen e tyre e jo kundërshtimin. Qëndrimi im si presidente në lidhje me këtë tashmë është i qartë, në luftë me krimin e organizuar dhe korrupsionin nuk ka kompromis në asnjë pjesë të Republikës sonë dhe qëndrimin e kemi të paluhatshëm. Këto janë konstatime të BE presim përkrahje të plotë në drejtim të instuicioneve tona,sa i përket sundimit të ligjit përsfshirë edhen edhe në Veri. Shpresoj se në nga zyrtarët e BE që të mos japin deklarata të njëanshme të pabazuara të cilat vetëm sa mund të rrisin tensionet. Mua më vjen mirë që ka pasur reflektim në këtë drejtim andaj edhe mirëpres deklaratën e sotme të sekretarit Blinken që i është bashkuar edhe Borrel që deklaruan se e mirëpresim angazhimin e Kosovës për luftimin e krimit dhe korrupsionit”, tha Osmani.


Kujtojmë që sekretari i Shtetit amerikan, Antony Blinken, dhe shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, u takuan javën e kaluar në Ëashington, ku thuhet se BE-ja dhe SHBA-ja u pajtuan për të forcuar edhe më tej angazhimin e tyre të përbashkët në Ballkanin Perëndimor në mbështetje të progresit të rajonit në rrugën e tij evropiane.

Kështu thuhet në një deklaratë të përbashkët të Blinkenit dhe Borrellit të lëshuar sot.
Në këtë deklaratë thuhet se dy palët kanë nënvizuar mbështetjen e tyre të plotë për procesin e zgjerimit të BE-së.

Një gjë që bie në sy është deklarata e dyshes në lidhje me aksionin e fundit të Policisë së Kosovës (13 tetor) në pjesën veriore të vendit kundër kontrabandës, ku pati trazira mes forcave të rendit dhe qytetarëve të atjeshëm.

Pas këtij aksioni, ishte Borrelli ai që nuk e mbështeti këtë aksion duke thënë se ishte “i njëanshëm” dhe “i pakoordinuar”, ndërsa kërkoi që për çështje të tilla të diskutohet me Serbinë në Bruksel. Për këtë deklaratë ai u kritikua gjerë e gjatë.
Por, në deklaratën e përbashkët të dy zyrtarëve, shihet se qasja e Borrellit ka ndryshuar.


Aty theksohet se dyshja e kanë mirëpritur dhe mbështetur angazhimin e Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke iu referuar aksionit të fundit në veri të vendit, ndonëse pa e përmendur specifikisht.

“Pas javëve të fundit të tensionit në veri të Kosovës, inkurajojmë të dyja palët që të angazhohen në shtensionim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm dhe të shmangin veprimet që kërcënojnë stabilitetin. Mirëpresim dhe mbështesim angazhimin e Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe ritheksojmë se dhuna kundër civilëve, gazetarëve, policisë ose autoriteteve të tjera është e papranueshme”, është thënë në deklaratën e përbashkët të Sekretarit të Shtetit amerikan dhe shefit të diplomacisë evropiane”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco