Ekrem Hyseni i LDK-së: S’kemi nevojë për koalicione

Ekrem Hyseni i LDK-së: S’kemi nevojë për koalicione

16:50, 20/10/2021

Komuna e Podujevës është njëra ndër komunat e cila do t’i nënshtrohet përsëri zgjedhjeve.

Kjo për shkak që kjo komunë ka shkuar në balotazh në mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan FrontOnline.

Pa i numëruar votat e diasporës, kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni,  sipas web faqes së KQZ-së ka arritur të fitojë 44.30% të votave, deri sa ai i VV-së, Shpejtim Bullliqi 44.00%.

Për koalicionet e mundshme para mbajtjes së zgjedhjeve të cilat pritet të mbahen më 14 nëntor, për FrontOnline ka folur kandidati për kryetar nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni.

Ai ka thënë se koalicioni i vetëm do të jetë me qytetarët e kësaj komune.

“Ajo çka mundem me thënë është që ne veç kemi marrëveshje parazgjedhore për herën e parë me qytetarin dhe prapë do ta vazhdojmë këtë marrëveshje me qytetarin dhe marrëveshja jonë është me këta njerëz dhe me këta do ta vazhdojmë fushatën, me këta do ta festojmë fitoren”, ka deklaruar Hyseni.

Kandidati Hyseni ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me ndonjë subjekt politik.

“Ne e përjashtojmë çdo mundësi koalicioni me marrëveshjet të cilat nuk janë të mira me qytetarin, dhe nuk përjashtojmë asnjë mundësi për me bë marrëveshje vetëm me qytetarin. Ne do të punojmë ashtu siç kemi punuar me besimin që na kanë dhënë qytetarët, dhe me punu dhe me bashkëpunua me këta qytetarë”, është shprehur kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni.

Hyseni është shprehur i bindur në fitore.

“Veç u pa rezultati, qytetari i beson frymës së re, i beson reformave, i beson ekipës së re dhe jam shumë i sigurtë që me këtë përveç frymës, ekipës dhe rezultateve është një entuziazëm i jashtëzakonshëm i cili jam i sigurtë që ka me na sjellë energjinë e re dhe fitoren pa problem.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale pritet të mbahet më 14 nëntor në 21 komuna të të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco