Goditen keq kosovarët që udhëtojnë me autobusë nëpër Kosovë: Këto janë çmimet e reja që ata do paguajnë për biletë

Goditen keq kosovarët që udhëtojnë me autobusë nëpër Kosovë: Këto janë çmimet e reja që ata do paguajnë për biletë

17:05, 20/10/2021

Fenomeni i ngritjes së çmimeve në Kosovë nuk po ndalon vetëm në artikujt ushqimor, shkruan Syri.net Kosova.

Bashkë me to u ngritën edhe çmimet e derivateve, por jo vetëm.  Qytetarët tashmë më shtrejntë do të paguajnë edhe biletat e autobusit nëpër linja të ndryshme të udhëtimit.

Disa kompani të autobusëve tashmë kanë nisur t’i ngrisin çmimet e biletave , ngritje të cilat sipas qyetarëve që iu bie të udhëtojnë, variojnë nga 0.50 cent deri në 1 euro.

E nga kjo ngritje ngritje e çmimit më së shumti po pësojnë studentët, të cilët ngritje të çmimit kanë vërejtur në autobusin e linjës Ferizaj-Prishtinë, Prishtinë-Drenas, Prishtinë-Mitrovicë e shumë linja të tjera.

Nga një euro sa ka qenë çmimi për studentë në linjën Prishtinë-Drenas dhe anasjelltas, tani është bërë 1.50 euro, derisa një qytetar i tha Syrit se gjatë ditës së sotme udhëtoi për në Gjakovë, por që çmimi i biletës ende nuk ka ndryshuar, ndonëse sipas kompanisë së autobusit çmimi i biletës pashmangshëm do të ndryshojë ditëve në vijim, e që pritet të bëhet deri në 5 ose 6 euro.

Lidhur me këtë çështje, Syri.net Kosova ka kontaktuar direkt me U.D të drejtorit të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Arianit Grezda, por i njëjti tha se kjo çështje iu takon kompanive private dhe se nuk kanë njohuri për këtë gritje të çmimeve, derisa shton se Stacioni i Autobusëve vazhdon me të njëjtën punë.

Ndërkaq që, kreu i Shoqatës së Transportit rrugorë, Ruzhdi Kurtishaj tha se ngritja e çmimit është bërë në mënyrë individuale nga agjencinë, jo në emër të shoqatës.

“Çmimi nuk është rritur në emër të shoqatës, por e kanë rritur kompanitë në mënyrë individuale”, tha Kurtishaj.

E kjo ngritje e çmimit të biletave sipas, Kurtishajt është e arsyeshme, duke pasur parasysh, ngritjen e çmimit të naftës dhe produkteve tjera për mirëmbajtjen e autobusëve.

“Sektori i transportit rrugorë është më i dëmtuari në Kosovë. Kjo nuk ka të bëjë me pandeminë por ka të bëjë edhe para pandemisë, pra ne jemi sektori më i dëmtuar për shkak të ligjit të brendshëm të tatimit mbi vlerën e shtuar. E dyta ka të bëjë më pandeminë e cila e ka shkatërruar këtë sektor, kësaj të fundit i shtohet edhe ndryshimi i madh i çmimit të naftës apo rritja drastike e çmimit të naftës sa ka qenë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar diku rreth 1 euro e tani është diku rreth 1.28 pra kemi diku 30 % rritje të çmimit të naftës”, tha ai.

E për ngritje të çmimeve të derivateve të naftës, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovë, Fadil Berjani deklaroi për media se pritet të ketë edhe ditëve në vijim.

 “Sipas informatave pritet se nuk do të ketë ndalje, do të ketë rritje deri me 1 janar. Pas janarit pritet që të ketë prodhim më shumë të derivateve dhe kur kemi prodhim të derivateve më tepër edhe çmimi besoj që është më i lirë”, tha ai.

Ndryshe sa i përket çmimeve të biletave në disa prej linjave të autobusit të kompanive të ndryshme ishin si më poshtë, derisa tani i bie që janë shtrenjtuar për afro 1 euro më shumë.

Prishtinë -Prizren

Çmimi: 4€ Për studentë: 3€

Prishtinë-Gjakovë

Çmimi: 4€ Për studentë: 4€

Prishtinë-Pejë

Çmimi: 5€ Për studentë: 4€

Prishtinë-Ferizaj
Çmimi: 1.5€ Për studentë: 1€

Prishtinë-Gjilan

Çmimi: 2€ Për studentë: 1.5€


Prishtinë-Mitrovicë

Çmimi: 1.5€ Për studentë: 1€/ Syri.net
 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco