Kurti sot shkon në Trepçë

Kurti sot shkon në Trepçë

07:25, 20/10/2021

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli do të vizitojnë ndërmarrjen “Trepça”.

Vizita e tyre vjen pas sulmit që ka ndodhur mes ushtruesit të detyrës së kryeshefit të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani dhe drejtorit të administratës, Besim Haxhiu, në zyrat e kësaj ndërmarrjeje.

Abdurrahmani e ka akuzuar ish-kryeshefin e Trepçës, Rafet Ibishin, për këtë sulm, duke thënë se kishte për qëllim dëmtimin e pronave të ndërmarrjes.

Pas vizitës do të ketë prononcim për media nga kryeministri dhe ministrja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco