Gara për asamble në Pejë: LDK e para me 43.37%, AAK kalon LVV-në

Gara për asamble në Pejë: LDK e para me 43.37%, AAK kalon LVV-në

17:43, 19/10/2021

Po vijon procesimi i votave për kuvende komunale të zgjedhjeve të 17 tetorit.

Në disa komuna ky proces tashmë ka përfunduar dhe pas numërimit të votave me kusht dhe atyre nga diaspora do të bëhet edhe shpallja e asamblistëve fitues.

Në komunën e Pejës procesi i numërimit të votave të rregullta për Kuvend Komunal ka përfunduar.

Për dallim nga zgjedhjet për kryetar, në Pejë gara për asamble ka prodhuar një tjetër rezultat, njofton Telegrafi.

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, për Kuvendin Komunal të Pejës, LDK ka marrë 43.37% të votave e pasur nga AAK me 18.86% të votave.

LVV për dallim nga zgjedhjet për kryetarë që ka dalë e dyta, për asamble është renditur e treta.

Një përqindje të konsiderueshme të votave për asamble të Pejës ka marrë edhe PDK (12.83%).

 

Rezultatet për kryetar të Pejës

 

Rezultatet për asamble në Pejë

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco