LDK-ja e para në Gjilan për nga numri i ulëseve në Kuvendin Komunal

LDK-ja e para në Gjilan për nga numri i ulëseve në Kuvendin Komunal

16:32, 19/10/2021

Ndonëse në votat për kryetar të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri nga LDK radhitet i dyti, pas Alban Hysenit të Lëvizjes Vetëvendosje, në votat për Kuvend Komunal, LDK është duke prirë me mbi 10%.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nga 98,41 % të vendvotimeve të numëruara më së shumti ka marrë LDK me 15 mijë e 159 vota apo 39,14%.

E dyta për sa i përket votave për asamble komunale, është LVV me 11 mijë e 238 vota apo 29,02%.

E pas Vetëvendosjes është radhitur Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 5 mijë e 254 vota apo 13,57%.

Ndërsa AAK është renditur e katërta me 2 mijë e 667 vota apo 6.89%.

Mirëpo në votat për kryetar të komunës, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Alban Hyseni është duke prirë me vetëm 261 vota më shumë sesa kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri.

Hyseni në Gjilan, ka marrë 18 mijë e 550 vota apo 44,43%, ndërsa Lufti Haziri,i cili në krye të Gjilanit kërkon mandatin e tretë me radhë, ka marrë 18 mijë 289 vota apo 43,81%.

Ndërsa e treta është renditur Leonora Morina Bunjaku me 3 mijë e 438 vota apo 8,24%.

Zgjedhjet lokale në Kosova janë mbajtur më 17 tetor, Gjilani është në mesin e 21 komunave të Kosovës që do të shkojë në balotazh.

Alban Hyseni nga LVV pritet që në balotazh të garojë me kryetarin aktual Lutfi Hazirin.

KËTUmund t’i gjeni rezultatet preliminare për Kuvendin Komunal të Gjilanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco