Kryeqytetasit si duket nuk i duan ish ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të udhëheqin me komunën e Prishtinës.
Në vitin 2007, kur Fatmir Limaj kandidoi për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, kishte marrë 12 mijë e 361 vota ose 19.3 për qind të votave.
Të njëjtin fat e kishte edhe ish komandanti tjetër i UÇK-së, Agim Çeku.
Në zgjedhjet e vitit 2013, kandidati i PDK’së për kryetar komune, Agim Çeku, kishte marre 9 mijë e 382 vota ose 10.91%
Fare pak vota në Prishtinë kishte marr edhe ish ushtari i UÇK-së, Valon Murati.
Murati në zgjedhjet e 2013 garoi për ulësen e të parit të Prishtinës, por ai mori vetëm 1 mijë e 456 vota apo 1.70%.
© SYRI.net