Pacolli: Qytetarët treguan se duan që Kosova të qeveriset nga njerëzit me vizion

Pacolli: Qytetarët treguan se duan që Kosova të qeveriset nga njerëzit me vizion

00:08, 18/10/2021

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pocolli i vlerësuar zgjedhjet komunale të 17 tetorit si të lira dhe demokratike.

 

Ai u shpreh se qytetarët kanë treguar kulturë të lartë politike evropiane.

Po ashtu Pacolli tha se sot qytetari tregoi se ata duan që Kosova të qeveriset nga njerëzit me vizion.

“Sot Kosova mbajti zgjedhje të lira dhe demokratike për nivelin komunal. Qytetarët kanë treguar një kulturë të lartë politike evropiane. Dua t’ju falënderoj të gjithëve për këtë standard të lartë të arritur në shtetin tonë të dashur. Sot qytetarët e Kosovës kanë dërguar një mesazh të qartë se qeverisja e mirë, vizioni për prosperitet dhe zhvillim ekonomik dhe për ta mbajtur Kosovën një vend të hapur dhe pro-evropian që punon me miqtë dhe aleatët e saj. Sot qytetari tregoi se ata duan që Kosova të qeveriset nga njerzit me vizion dhe plane konkret qe permirsojne jeten e qytetarëve. Urime Kosovë!“, ka shkruar Pacolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco