A ka shi ditën e zgjedhjeve?

A ka shi ditën e zgjedhjeve?

08:00, 16/10/2021

Sot pritet të pushojnë reshjet shiut, derisa nesër do të ketë edhe intervale me diell. Nga fillimi i javës pritet të ketë mot stabil, me diell e vranësira si dhe me rritje të temperaturave gjatë ditës, ka njoftuar Prishtina Weather.

Ditën e shtunë parashihet që të reshurat që ranë ditëve të fundit të pushojnë, e nga dita e diel edhe vranësirat fillojnë të shpërndahen.

Në ditët e para të javës së ardhshme, pritet të mbajë mot stabil, me diell e vransira, e pa të reshura, e nga dita e mërkurë do të ketë edhe më shumë kthjellime dhe diell.

Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave priten mundësi për mjegull apo vransira të ulëta.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë përreth vlerave të pranueshme dhe të mira ditën e shtunë, e nga dita e diel dhe hënë, nuk pritet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, e ndotësit ajror mund të shënojnë rritje në koncentrime, ndërsa indeksi do të kaloj edhe në vlera mesatare, e ditën e hënë edhe në të dobëta.

16.10 – Kryesisht vranët, në mëngjes me mundësi për riga lokale shiu, e në zona malore me borë. Pasdite dhe në mrbëmje të reshurat pushojnë.

17.10 – Paradite vransira, që gjatë ditës fillojnë të shpërndahen ku priten edhe intervale me diell.

18.10 – Vransira dhe intervale me diell. Orëve të mëngjesit nëpër ultësira me mundësi për mjegull/vransira të ulëta.

19.10 – Intervale më të gjata me diell, e ditën edhe vransira kalimtare.

18.10 – Kryesisht me vransira, që deri në mbrëmje pritet të shpërndahen.

Temperaturat minimale luhaten nga 4C-6C, e maksimale në rritje graduale deri në 12C ditën e diel, e të mërkurën edhe deri në 17C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme, por më dominuese nga veriu 3-9m/s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco