Ambasadori rus në Beograd e mbështetë Serbinë në provokimet e situatës në Veri të Kosovës

Ambasadori rus në Beograd e mbështetë Serbinë në provokimet e situatës në Veri të Kosovës

17:27, 26/09/2021

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko shprehu mbështetjen e Rusisë për pozicionin e Serbisë karshi zhvillimeve në veri të Kosovës.

“Në Moskë, kjo situatë është shqetësuese”, tha ambasadori rus, raportojnë mediat serbe.

Bocan Kharchenko shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, formuloi rrugën përmes hapave që do të zgjidhej situata.

Sipas tij, përgjegjësia për situatën në veri bie mbi institucionet e Kosovës.

Presidenca e Kosovës ka deklaruar sot se ambasadori rus në Beograd vizitoi sot njësitet ushtarake të cilat i ka mobilizuar Serbia afër kufirit me Kosovën.

Shefi i stafit të kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela, në një postim ka thënë se presidenti serb, Aleksander Vuçiq po ndjek kryekëput agjendën e mikut të tij rus, Vladimir Putin.

Në media është raportuar se avionë të ushtrisë serbe kanë fluturuar pranë pikëkalimit kufitar të Jarinjës.

Të shtunën, Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është djegur, ndërsa është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan.

Sipas hetimeve preliminare aty janë hedhur dy bomba dore, të cilat nuk kanë eksploduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco