Çitaku: Kosova është pa ambasadorë në kryeqytete të fuqishme të botës, në momentet më delikate

Çitaku: Kosova është pa ambasadorë në kryeqytete të fuqishme të botës, në momentet më delikate

17:15, 26/09/2021

Pas situatës së krijuar në veri të vendit ka reaguar edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e cila ka përmendur edhe faktin e mungesës së ambasadorëve të Kosovës, në disa prej vendeve më të fuqishme të botës, shkruan Syri.net Kosova.

Çitaku përmes një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se më shumë na duhet bashkërendim i brenshëm dhe koordinim me aleatët.

Tutje ajo ka thënë se në situata të tilla si ajo e djeshmja roli dhe puna e ambasadorëve është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe se siç thotë ajo: beteja diplomatike nuk mund të bëhet pa titullarë në misionet tona.

Shkrimi i plotë:

Sot, kur më shumë se kurrë na duhet bashkërendimi i brendëshëm, dhe koordinimi me aleatët tanë, Kosova është pa Ambasadorë fuqiplotë në kryeqytetet më të rëndësishme të botës.

Detyra e Ambasadorit nuk është vetëm koordinimi me institucionet qeveritare të shtetit nikoqir, por edhe me gazetarë, instititute, korin diplomatik, diasporë, etj etj. Beteja diplomatike nuk mund të bëhet pa titullarë në misionet tona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco