Latifi: Zhvillimet në veri tregojnë se Kurti nuk është i interesuar ta përshpejtojë dialogun

Latifi: Zhvillimet në veri tregojnë se Kurti nuk është i interesuar ta përshpejtojë dialogun

22:24, 21/09/2021

Profesori universitar, Blerim Latifi, njëherësh edhe njohës i rrethanave politike, ka vlerësuar se emëruesi i përbashkët i vendimit të kryeministrit Albin Kurti, që të vendosë reciprocitetin e targave ndaj Serbisë, është mos-ngutia e tij drejt një marrëveshjeje me Serbinë.

Latifi në T7, ka thënë se çështja e reciprocitetit të targave mund të shihet në tri perspektiva, derisa ka rekomanduar që të neglizhohet kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, për të cilin thotë se e ka shfrytëzuar situatën për “një grusht vota”.

“Mendoj se krejt debati shteron në tri perspektiva të ndryshme: Shtetërore, ajo e raportit me dialogun dhe përspektiva zgjedhore. Nga perspektiva shtetërore, a është i drejtë ky vendim? Natyrisht është i drejtë dhe ne duhet ta përkrahim. Nuk besoj që dikush del e thtoë se ky është vendim i gabuar se Kosova nuk e vendos një masë reciprociteti me Serbinë”, ka deklaruar ai.

“Perspektiva e dytë që e kanë ngrit shumë vëzhgues është raporti me dialogun. Ky veprim i vendosjes së këtij reciprociteti mund të ketë tek dinamika e dialogut. Ka me shty procesin e dialogut, i cili ka qenë duke u zvarritur tejmase. Ne kemi pa vajtje e ardhje në Bruksel, të cilat nuk kanë prodhu asgjë, nuk kanë arrit me lëviz procesin prej status-quo’s”, ka shtuar tutje profesori universitar.

“Përspektiva e tretë nga e cila mund ta shohim krejtë këtë proces është përspektiva zgjedhore. Të gjithë politikanët në Kosovë, edhe në Ballkan, përpiqen me e kapitalizu një veprim të caktuar apo një politikë të caktuar për llogari të tyre elektorale. As Kurti nuk bën përjashtim prej kësaj shumicës së politikanëve”.

“Kryeministri Kurti shihet qartë se nuk është i interesuar ta përshpejtojë dinamikën e dialogut”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco