Ibishi: Vuçiqi po bën luftë psikologjike duke mobilizuar xhandarmërinë, ai e di deri ku mund të shkojë

Ibishi: Vuçiqi po bën luftë psikologjike duke mobilizuar xhandarmërinë, ai e di deri ku mund të shkojë

21:07, 21/09/2021

Eksperti i sigurisë dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Ibishi e konsideron të qëlluar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targat me Serbinë.

Ibishi në RTV Dukagjini thotë se situata në veri mund të jetë e rrezikshme sidomos gjatë orëve të natës ku sipas tij një incident i vogël mund të sjellë deri në eskalimin e situatës.“Protestuesit serb duket se janë shumë të strukturuar dhe jo rastësisht janë grumbulluar menjëherë në pikat kufitare”, tha ai

Eksperti thotë se reagimi me kohë i njësive speciale ka mundur të mbajë gjendjen nën kontroll.

“Po të kishte vetëm policë kufitarë e doganierë, përsëri do të kalleshin pikat kufitare siç ka ndodhur më parë, por raporti i forcave e ka evituar një situatë të tillë”.

Ai thotë se policia ishte e pajisur mjaft mirë me pajisje armatimi për të përballuar çdo lloj reagimi vandalist të protestuesve.

Ibishi shton se lëvizja e ushtrisë nga Vuçiqi është vetëm veprim politik, pasi sipas tij ai e di ku është kufiri me Kosovën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco