Ishte apo jo në UÇK? Si mashtroi Abelard Tahiri për Albin Kurtin

Ishte apo jo në UÇK? Si mashtroi Abelard Tahiri për Albin Kurtin

23:22, 20/09/2021

Shkelzen Gashi ka reaguar lidhur me debatin i cili sot është zhvilluar në Kuvend mes Abelard Tahirit dhe kryeministrit, Albin Kurti, shkruan Syri.net Kosova.

"Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, paska thënë sot në Kuvendin e Kosovës se Kryeministri i Kosovës nuk ka qenë dhe nuk ka folë asnjëherë në emër të UÇK-së.

Zyra e Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të UÇK-së në Prishtinë, e udhëhequr nga Adem Demaçi, në periudhën 13 gusht 1998 - 2 mars 1999, ka mbajtë gjithsejt 25 konferenca për shtyp. 

Materialet e këtyre konferencave janë të transkriptuara dhe 20 prej këtyre konferencave i ka mbajtë shefi i Zyrës së UÇK-së, Adem Demaçi, e 5 i ka mbajtë sekretari politik i kësaj zyre, Albin Kurti, derisa Demaçi ishte jashtë vendit.

Si ka mundësi të thuhet se Albin Kurti nuk ka qenë në UÇK dhe se nuk ka folë asnjëherë në emër të saj, kur ai i ka mbajtë pesë konferenca për shtyp në emër të UÇK-së?", ka shkruar Gashi në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco