Ramiz Lladrovci thotë keqbërësit e PDK-së kanë shkuar në Vetëvendosje

Ramiz Lladrovci thotë keqbërësit e PDK-së kanë shkuar në Vetëvendosje

22:14, 20/09/2021

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur për problemet brenda partisë në këtë qytet. 

Ndërkohë ka pasur një mesazh për Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

“Ju (Vetëvendosje) e keni edhe më keq se PDK’ja në Drenas. Që ta dini si Vetëvendosje. Sepse krejt keqbërësit, një pjesë e madhe e keqbërësve të PDK’së kanë shkuar në Vetëvendosje dhe partitë tjera sepse s’kanë gjet më ne PDK”, tha Lladrovci në T7.

“Unë ndihem shumë mirë sepse nuk jam vetë”, shtoi Lladrovci.

“Unë e kam një kabinet të jashtëzakonshëm, e kam pasur një Asamble të jashtëzakonshme dhe të gjithë asamblistët e partive tjera që kanë ardhur te unë kanë ardhur vetëm se e kanë parë punën time. Kanë qenë më parë në PDK por s’i kanë lënë bërrylat dhe kanë ardhur dhe më kanë ndihmuar”, thotë Lladrovci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco