Toleranca politike në Kosovë: Asamblistët e krejt partive mblidhen për kafen e mëngjesit

Toleranca politike në Kosovë: Asamblistët e krejt partive mblidhen për kafen e mëngjesit

11:29, 16/09/2021

Mushtishti i Suharekës nuk njihet vetëm për këngët folklorike të kënduara nga Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli apo Remzie Osmani.

Ky fshat buzë maleve të Sharrit edhe njëherë ka treguar që është vend i kulturës, traditës dhe tolerancës ndërpartiake. 

Atje kandidatët për Asamble Komunale, janë mbledhur qysh në mëngjes dhe kanë pirë kafe së bashku, duke i uruar kështu njëri tjetrit suksese në zgjedhjet lokale.

Të pranishëm në këtë takim kanë qenë Reshat Selimi nga PDK i cili ka edhe pozitën e kryetarit të fshatit Mushtisht, poashtu Alush Shala nga PDK, Jetmir Durmishi nga VV, Emrush Bytyqi nga AAK dhe Ali Shala nga LDK.

Fotografia është postuar nga njëri prej kandidatëve dhe ka shkruar kështu: ” Ditën sot e filluam për kafe të mëngjesit me kandidatët për asamble komunale nga radhët e të gjitha partive politike në Mushtisht. Mushtishti vazhdon të mbetet vend i kulturës, traditës dhe tolerancës ndërpartiake. Urojmë për garë korrekte, me ide, vlera e profesionalizëm”.

Ndryshe sot më 16 shtator në Kosovë fillon zyrtarisht fushata e partive politike për zgjedhjet lokale 2021. Pavarësisht rrethanave të krijuara nga virusi, fushata zgjedhore prej një muaj u konsiderua si çështje e rregulluar me ligj dhe se nuk mund të ndryshohet.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor ku qytetarët do të mund të votojnë për kandidatin që do ta kenë për katër vitet kryetar.

Në ditën e zgjedhjeve, më 17 tetor do të jenë në dispozicion 1 milion e 698 mijë e 600 fletëvotime për kandidatët për kryetar të komunave, ndërsa e njëjta do të jenë edhe për asambletë komunale.

Ani pse numri i qytetarëve që kanë të drejtë vote është 1 milion e 885 mijë, KQZ ka shtypur 186 mijë e 848 fletëvotime më pak se votues apo në përqindje 9,91 % dhe kjo është një praktikë e ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore.

Kjo, pasi në Kosovë ka në lista të votuesve mijëra të vdekur e qindra mijë të tjerë që jetojnë jashtë vendit. Në disa palë gjedhjet e fundit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco