Vrasja që tronditi Gjilanin, krejt çka dihet deri tani rreth vrasjes se 50 vjeçarit si në filma

Vrasja që tronditi Gjilanin, krejt çka dihet deri tani rreth vrasjes se 50 vjeçarit si në filma

07:50, 13/09/2021

Gjilani u trondit të dielën mbrëma nga një vrasje që ndodhi në një nga kafiteritë e këtij qyteti.  Një person i moshës 50-vjeçare Bakush Veselit. nga Bujanoci u vra në sitilin mafioz sikur në filma. 

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:45 të mbrëmjes. Ndërsa ai po pinte kafe në një nga lokalet e qytetit, dy persona hynë brenda dhe e vranë me armë zjarri.

Dy personat e dyshuar më pas u larguan nga vendi i ngjarjes, dhe deri tani policia nuk ka arritur t’i arrestojë, ndërsa nuk dihet identiteti i tyre.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, konfirmoi vrasjen e qytetarit nga Bujanoci dhe tregoi se si ndodhi vrasja e rëndë.

Ju njoftojmë se rreth orës 19:45 të datës sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Gjilan – te parku qytetit në një kafiteri. Personi mashkull i moshës 50 vjeçare dyshohet se është nga Bujanovci ka qenë duke pirë kafe në kafiteri dhe aty kanë ardhur dy persona kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur në këmbë në drejtim të stacionit të autobusëve”, tha Hashani.

Mësohet nga burimet nga Gjilani se vrasja e 50-vjeçarit ka ndodhur për shkaqe pronësore, sikurse merret vesh se viktima dhe i dyshuari janë nip e dajë mes veti.

Edhe pse Policia e Kosovës ende nuk ka identifikuar dy personat e dyshuar për vrasjen e 50-vjeçarit nga Bujanoci, mediat kanë raportuar se të dyshuarit janë Lirim Jakupi dhe Faton Osmani.

I dyshuari Lirim Jakupi është i njohur për vepra penale si vrasje e arratisje nga burgu.

Ai ishte luftëtari i tri luftave në trojet shqiptare, atë të Kosovës, të Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, si dhe luftës së Maqedonisë.

Ai përjetoi burgjet e UNMIK-ut, burgjet e Kosovës, EULEX-it, Maqedonisë, KFOR-it, Serbisë dhe shumë procese tjera.

Lirim Jakupi ishte përballur me shumë akuza nga drejtësia si ajo vendore, serbe e ndërkombëtare për krime lufte.

Për veprat e kryera në Maqedoni gjatë periudhës shtator-dhjetor 2014, Lirim Jakupi akuzohej nga EULEX-i. Ndaj Jakupit edhe ishte ngritur aktakuza për kryerje të vrasjes së rëndë në tentativë, shkaktim të lëndimit të rëndë trupor dhe sulm kundër personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës.

Rasti sipas EULEX-it ka të bëjë me pretendimet që i pandehuri, në shtator dhe në dhjetor 2004, ka sulmuar dhe ka hapur zjarr ndaj zyrtarëve policorë në Shkup dhe në Tetovë duke iu shkaktuar lëndime të rënda.

Por sipas Gazetës Sinjal thuhet se të dy të apostrofuarit, Lirim Jakupi dhe Faton Osmani kanë ofruar alibi që nuk kanë qenë në vendin e ngjarjes në momentin kur është kryer vrasja.

Policia ka shoqëruar për në stacion, Faton Osmanin të cilin e kishte marrë nga shtëpia e tij në Gjilan.

Mirëpo, i njëjti i ka ofruar policisë si provë kamerat e shtëpisë së tij, nëpërmjet të cilave ai dëshmon se në kohën e vrasjes ai ka qenë në shtëpi.

Poashtu thuhet se i përfoluri tjetër si i dyshuar për ekzekutimin e Bakush Veselit, Lirim Jakupi ndodhet në Prishtinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco