Gazetari denoncon skandalin në Aeroportin e Prishtinës

Gazetari denoncon skandalin në Aeroportin e Prishtinës

07:39, 13/09/2021

Gazetari kosovar Enver Robelli ka denoncuar një skandal që po ndodh në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’ rreth menaxhimit të pandemisë COVID19 – raporton Syri.net Kosova.

Ai ka thënë se janë marr vendimie, por ato nuk po zbatohen.

Robelli ka ndarë më ndjekësit e tij në Facebook një përvoj të mikut të tij, që ka udhëtar nga Prishtina për në Zvicërr.

Sipas tij, në aeroport nuk i kërkuan as test PCR e as certifikatën e vaksinimit.

Më këtë shkelen masat anticovid të vendosura nga Qeveria Kurti 2 në 21 gushtë të 2021.

Ku për të hyrë dhe dal nga Kosova duhet se paku njëri nga këto dëshmi.

Ky është shkrimi i plotë:

Merr vendime dhe mos i zbato: joseriozitet i rrezikshëm institucional në Aeroportin e Prishtinës!

Një shok imi, i cili sot është kthyer në Kosovë nga një destinacion turistik, po tregon për përvojën e tij pas aterrimit në Aeroportin e Prishtinës: «Askush në Aeroportin e Prishtinës nuk më kërkoi as testin PCR, as kartelën e vaksinimit, të cilën e kisha me vete».

Si është e mundur kjo?

Më 29 gusht 2021 Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që

«nga data 30 gusht deri më datë 13 shtator 2021, çdo personi i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

- Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19;

- Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

- Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik - IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

- Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.»

Si mund të luftohet pandemia kur vendimet e qeverisë nuk zbatohen? Si është e mundur që policia e Kosovës të injorojë vendimet e qeverisë? Si është e mundur që qeveria të tolerojë një shkelje të tillë ligji? A ka përgjigje për këtë skandal ministri i Brendshëm? Komandanti i Policisë? Institucionet shëndetësore? Zyrtarët e aeroportit?

Një vendim ka efekt vetëm nëse zbatohet. Një vendim që nuk zbatohet, paraqet joseriozitet të rrezikshëm institucional. Qeveria është zgjedhur për të qeverisur mirë – jo për të lozur poker me jetët e qytetarëve!

PS. Vendimi i Qeverisë është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Kush hyn aty të lexojë vendimin, do të tmerrohet me masakrimin e gjuhës shqipe. Krejt vendimi është i mbushur me shkronjën «é», sepse me sa duket tastierat e institucioneve të Kosovës nuk e kanë shkronjën «ë»! Por edhe shkronjën «ç» më kot do e kërkoni, nuk e gjeni.

 

 

Prapë, bisedime “pa krye” ! 

Anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka thënë se sërish patëm bisedime ‘pa krye’.

Tërmkolli ka thënë se qeveria e re më shumë premtime e kauza për ndryshim, por asgjë e re në bisedimet me Serbinë.

“Qeveria e re me shumë premtime e “kauza” për ndryshime, por asgjë e re në bisedimet me Serbinë, as në qasje, as në përmbajtje, as në kohëzgjatjen e tyre.  Përveç disa deklaratave fillestare që jepnin shenja për një pozicionim politik më të fuqishëm, gjithçka tjetër shëmbëllen në përsëritjen e veprimeve të këqia të qeverive të kaluara.

“Modeli i bisedimeve “teknike” është konsumuar kaherë. Si pasojë e këtij modeli, trajtimi i çështjeve të veçanta në bisedime, për të ardhë eventualisht te ndonjë marrëveshje finale, ka dështuar si përmbajtje dhe na ka humbur dhjetë vite kohë. Me dëme të mëdha për funksionimin e shtetit tonë dhe sovranitetin e vendit.

“Qasja në bisedime duhet të jetë direkt për marrëveshje finale me njohje reciproke përfshirë edhe elemente tjera të domosdoshme dhe brenda një periudhe të afatizuar”.

Nuk na duhet një dështim tjetër, me pasoja edhe më të mëdha, edhe në substancë edhe në kohë.

Mbase edhe për BE-në dhe SHBA-të, nuk është “momenti” për qasje më serioze për një marrëveshje finale.

Në BE shtetet më të fuqishme po hyjnë në procese zgjedhore këtë vit dhe vitin tjetër, derisa Kosova veç është në proces zgjedhor komunal, e zgjedhje parashihen pas disa muajsh edhe në Serbi.

SHBA ende nuk ka emëruar një emisar special për bisedimet Kosovë- Serbi dhe derisa SHBA nuk e merr rolin aktiv prijës në këtë proces, ne do të sillemi e mbështillemi kështu pa fund, për në askund” shkruan Termkolli ndër të tjera në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco