'Hidrodrini' nis me reduktime të ujit në Pejë

'Hidrodrini' nis me reduktime të ujit në Pejë

16:38, 28/07/2021

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, ka nisur aplikimin e reduktimeve të ujit në disa vendbanime të komunës së Pejës.

 

+ 1
 

Në pjesët e qytetit që do të aplikohen reduktimet, nuk do të kenë ujë nga ora 6 e mëngjesit deri në ora 18.00 dhe pastaj në fshatra reduktimet do të nisin nga ora 18.00 deri në ora gjashtë e mëngjesit.

Arsye e reduktimeve të nisura sipas “Hidrodrinit”, janë temperaturat e larta, mungesa e reshjeve atmosferike, shtimi i numrit të konsumatorëve rezident dhe jo rezident gjatë këtij sezoni të pushimeve verore, si dhe shfrytëzimi jo racional i ujit nga një pjesë e qytetarëve.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Sipas një njoftimi të “Hidrodrinit”, reduktimet do të përfshijnë disa pjesë të qytetit të Pejës dhe disa fshatra, të cilat furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i burimit të Drinit të Bardhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco