Bedri Hamza tregon nëse është kandidati i PDK-së për Kryetar të Mitrovicës

Bedri Hamza tregon nëse është kandidati i PDK-së për Kryetar të Mitrovicës

16:26, 28/07/2021

Ish-ministri i Financave, njëherësh deputet në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, nuk e ka mohuar se do të jetë kandidati i këtij subjekti politik për kryetar të Komunës së Mitrovicës.

 

 Hamza tha se ende nuk është caktuar se kush do të jetë kandidat i PDK-së për të parin e Mitrovicës në zgjedhjet lokale.

“Ende nuk është vendosur. As partia, as dega apo kryesia ende nuk e kanë vendosur se kush do të jetë kandidat. Shumë shpejtë do të zgjedhet edhe kandidati, besoj që këtë javë apo brenda dhjetë ditëve të ardhshme do të vendoset”, tha Hamza në një prononcim për Reporteri.net.

Tutje, deputeti i PDK-së tha se janë në proces e sipër për të vendosur se kush do t’i hyjë garës në komunën që e udhëheq Agim Bahtiri i VV-së, teksa nuk e ka mohuar nëse do të jetë ai kandidat nga subjekti i tij politik që e përfaqëson.

Aktualisht komunën e Mitrovicës e udhëheq Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje.

Deri më tani, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka shpallur Safet Kamberin kandidat për kryetar të Mitrovicës, kurse nga VV-ja ende nuk dihet se nëse do të jetë Bahtiri apo dikush tjetër.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco