Ja kush është kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës

Ja kush është kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës

15:49, 28/07/2021

Ish-ministri i Financave, Bedri Hamza do të jetë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës. Burime të medias kanë thënë se Hamza është përzgjedhur të garojë për t’ia marrë udhëheqjen e komunës Agim Bahtirit të LVV-së.

Hamza, i cili ka qenë i përqëndruar kryesisht në nivelin qendror, tani dëshiron të marrë përsipër menaxhimin e qytetit prej të cilit vjen.

Kundërkandidat i Hamzës në zgjedhjet lokale do të jetë Safet Kamberi nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk ka vendosur ende nëse do të garojë me Agim Bahtirin apo dikë tjetër.

Kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka shprehur dëshirën për të rikandiduar, por LVV-ja ende s’e ka marrë vendimin për këtë. Ndoshta ky ishte shkaku që në PDK opsioni më i mundshëm u vlerësua kandidatura e deputetit Bedri Hamza.

“Me sinqeritetin ma të madh, jam para një udhëkryqi dhe para një dileme. Ne të gjithë e dimë se për këto çështje vendosin strukturat e partisë”, ishte shprehur Hamza.

Ai e kishte kritikuar udhëheqjen e Agim Bahtirit me këtë komunë, duke theksuar edhe për shkarkimin e shpeshtë të drejtorëve të shkollave.

“Komuna e Mitrovicës është ndër komunat që ka më së shumti borxhe të papaguara. Ndërrimi i shpeshtë i drejtorëve në drejtori shkakton pengesa. Duhet me e tregu arsyen, problemet e konkurseve në arsim”, deklaronte Hamza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco