Punoi 38 vjet në QKUK, mori pjesë në tri luftëra, pasi u pensionua iu ndalua hyrja pa pagesë me veturë

Punoi 38 vjet në QKUK, mori pjesë në tri luftëra, pasi u pensionua iu ndalua hyrja pa pagesë me veturë

14:34, 28/07/2021

Salih Krasniqi ka punuar hiq më pak se 38 vjet në QKUK. Por, tash që është pensionuar nuk mund të hyjë me veturë brenda hapësirës së kësaj qendre spitalore e të mos paguaj kur të dal. Ai e ka treguar këtë përvojë jo të këndshme që i ka ndodhur një ditë më herët, kur edhe e ka operuar djalin në Ortopedi.

“Kur desha të dal me veturë nga rampa e pashë se nuk po punon kartela (ID). Për fat ishte një punëtor i cili më njohu dhe ma hapi rampën. Të nesërmen u detyrova të paguaj si të tjerët”, ka rrëfyer Krasniqi.

“Edhe pse mbi 38 vite punova në QKUK dhe ku operova mbi 4000 pacientë. Isha në 3 lufta çlirimtare dhe edukova mbi qindra kolegë të rinj. A është e drejtë kjo që më ndodhi mua dhe ngjashëm ju ndodhi edhe kolegëve të mi”, ka shtuar ai.Image

Me këtë rast, Krasniqi ka bërë një thirrje.

“Propozoj që personat që arrijnë
pensionin të u mundësohet që të kenë të drejt të hynë në QKUK me vetura pa u paguar pasi që kanë kontribuar një kohë të gjatë”, ka propozuar Krasniqi.
Rasti i tij ka nxitur reagimin e gazetarit, Alban Selimi.
“Paramendoni, punon njeriu 40 vjet ne QKUK dhe diten qe del ne pension i deaktivizohet kartela e hyrjes. Fije konsiderate per njerezit qe kane shpetu mijera jete; e qe kane barte barren e ndertimit te ketyre institucioneve!!!”, ka shkruar Selimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco