Habit hoxha shqiptar: Ata që nuk kanë pirë alkool në tokë, do të kenë me bollëk në xhenet

Habit hoxha shqiptar: Ata që nuk kanë pirë alkool në tokë, do të kenë me bollëk në xhenet

14:26, 28/07/2021

Një hoxhë shqiptar ka folur prapë për atë që mund të ketë në botën e përtejme, në të cilën fetarët besojnë.

Ai ka thënë se atdheu i njerëzve është xheneti, duke shtuar se meqë Ademi dhe Hava janë kthyer nga Xheneti, ai duhet të jetë atdheu i secilit, shkruan gazetametro.net.

Por hoxha ka folur edhe për alkoolin në xhenet, i cili është përfolur edhe më herët. Ai e ka përsëritur këtë, por ka thënë se atë do ta gëzojnë vetëm ata që nuk e përdorin ‘në këtë botë’.

‘Pejgamberi po thotë, kush po pin alkool në këtë botë, s’do të pi në botën tjetër. E kush nuk e pi këtu, do të pijë alkoolin e xhenetit’, ka thënë Hoxha.

Gjithashtu, Hoxha ka folur edhe për shpërblimet e tjera për ata që, sipas tij, shkojnë në xhenet. Hoxha ka thënë që secili njeri që arrinë xhenetin do t’i ketë 1 mijë shërbëtorë.

E për çështjen e ‘grave të xhenetit’, për të cilën gjë u fol shumë kohëve të fundit, nuk e ka lënë pa u deklaruar as ky hoxhë. Ai ka thënë se më së paku një njeri mund të ketë 2 hyri, ndërkaq më së shumti do t’i ketë aq që vdes shehid, të cilit sipas hoxhës do t’i takojnë 72 hyri.

Për deklaratat e tilla të disa hoxhallarëve kohëve të fundit është diskutuar shumë. Sidomos është ironizuar për çështjen e ‘grave të xhenetit’, për të cilën gjë ka pasur kritika se islami në qendër të tij ka vetëm burrin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco