Dëshmitë se si dy serbë të komunave në Kosovë e 'sakatuan' buxhetin e shtetit

Dëshmitë se si dy serbë të komunave në Kosovë e 'sakatuan' buxhetin e shtetit

14:23, 28/07/2021

Komuna e Novobërdës dhe Kllokoit që udhëhiqen nga Svetisllav Ivanoviq dhe nga Božidar Dejanović, Zyra e Auditorit ka gjetur një mal me shkelje.

Gjetjet e ZKA-së për Komunën e Novobërdës:

Mangësi në udhëheqjen e procedurave të rekrutimit​

Sipas ZKA-së në Komunën e Novobërdës, me rastin e punësimit të katër shërbyesve publik (infermiere/teknik medicinal), në sektorin e shëndetësisë komuna ka formuar komisionin prej kryesuesit dhe katër anëtareve.

Komisioni ka mbajtur testimin me shkrim dhe intervistimin e kandidateve, mirëpo poenët nga testi me shkrim fare nuk i ka marrë parasysh, pra përzgjedhja është bazuar vetëm në bazë të pikëve të intervistimit.

Image

Mungesa e planit të subvencionimit të OJQ-ve 

Në këtë rast, Komuna nuk kishte përgatitur plan vjetor për subvencionimin e OJQ-ve i cili do duhej të dorëzohet pranë zyrës së Kryeministrit edhe pse ka bërë subvencionim të OJQ-ve. Kjo kishte ndodhur pasi që Zyrtari Kryesor Administrativ nuk kishte deleguar përgjegjësi për hartimin e planit për financim të OJQ-ve tek përgjegjësit e programeve që bëjnë shpërndarje të subvencioneve.

Image

Mos raportim i rregullt i obligimeve dhe vonesa në pagimin e faturave

Komuna gjatë vitit 2020, asnjëherë nuk e kishte bërë raportimin e rregullt mujor të obligimeve të pa paguara në thesar. Kjo ka ndodhur për shkak të mosfunksionim të kontrolleve në Zyrën e Financave; dhe  Në dy raste pagesat e faturave të mbeturinave në vlerë prej 4,831€ të pranuara nuk janë paguar në afatin e paraparë ligjor. Vonesat ishin për rreth tre muaj. Kjo ka ndodhur për shkak të mosfunksionim të kontrolleve në Zyrën e Financave.

Image

Angazhimi për shërbime të veçanta pa kryer procedura ligjore

Komuna gjatë vitit 2020 kishte angazhuar 11 zyrtarë për shërbime të veçanta. Ne analizuam rastet e angazhimit pas hyrjes në fuqi të ligjit për zyrtarët publik, dhe verifikuam se katër raste të angazhimeve kontratat ishin nënshkruar pa udhëhequr ndonjë procedurë të prokurimi

Image

 

Gjetjet e ZKA-së për Komunën e Kllokotit:

Angazhimi për shërbime të veçanta pa kryer procedura ligjore
 
Në katër raste angazhimi i zyrtarëve me marrëveshje për shërbime të veçanta (pas hyrjes në fuqi të ligjit për zyrtarët publik) ishte bërë përmes procedurave të thjeshtësuara e jo nëpërmjet procedurave të prokurimit siç kërkohet me legjislacionin përkatës. Zyrtarët ishin angazhuar për menaxhimin e situatës pandemike. Kjo kishte ndodhur për shkak të mos funksionimit të mirë të kontrolleve të brendshme. 
Image
Parregullsi në procedimin e pagesave
 
Në shtatë⁶ raste faturat në vlerë 61,422€ së bashku me situacionin mbështetës ishin pranuar nga komuna para datës së kërkesës për zotim të mjeteve dhe kërkesës për mallra dhe shërbime. Po ashtu në pesë pagesa në vlerë 50,731€ raporti i pranimit dhe urdhërblerja nuk janë nënshkruar fare nga zyrtarët e autorizuar.
Image
 
Moszbatimi i funksionit të auditimit të brendshëm
 
Komuna gjatë vitit 2020 nuk kishte arritur të sigurojë shërbime të auditimit të brendshëm përkundër faktit që një rekomandim i tillë ishte dhënë edhe në vitin 2019 nga ZKA. Komuna kishte bërë kërkesë për përfshirjen e saj në planin e auditimit te Njësia Qendrore Harmonizuese për Auditim të Brendshëm (NJQHAB) me datë 12.11.2019. Sipas zyrtarëve kjo ka ndodhur për shkak të pritjes së përgjigjes nga Ministria e Financave – NJQHAB për të kryer Auditim të brendshëm
Image
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco