Zhvillime të papritura në VV: Arben Vitia heziton të kandidojë në Prishtinë për arsye private?

Zhvillime të papritura në VV: Arben Vitia heziton të kandidojë në Prishtinë për arsye private?

14:21, 28/07/2021

Gazetari Berat Buzhala, ka shkruar një shkrim me pyetjen se ‘cka po flitet në çarshi rreth zhvillimeve në Vetëvendosje’.

Ai shkruan lidhur me kandidatët e Vetëvendosjes për kryetarë komunash, sidomos në qendrat e mëdha: në kryeqytet (Prishtinë), Mitrovicë dhe Prizren.

Lidhur me Prishtinës, sipas Buzhalës, në Vetëvendosje po diskutohen emrat e Arben Vitisë dhe Liburn Aliut. Ai thotë se ka konsensus që në kryeqytet të kandidojë Vitia, por që ‘ai po heziton të futet në garë për arsye private’.

“Ka konsensus ne qytet qe Arben Vitija eshte i vetmi ne LVV qe garen mundet me e fitu pa balotazh, por qe per arsye private ai eshte duke hezituar te futet ne gare. Gjithashtu ka konsensus ne qytet qe Liburn Aliu, jo qe nuk e fiton nuk e fiton pa balotazh, por qe mundet me e humbe krejt, posacerisht pas skandaleve te fundit”, shkruan Buzhala, përcjell Periskopi.

Shkrimi i plotë:

Cka po fole  çarshia per zhvillimet ne LVV?

Nje pyetje po shtrohet ne qytet: A do te kandidoje per kryetar te Prishtines, nga radhet e LVV’se, Arben Vitija a Liburn Aliu, apo ndoshta ne oret e fundit nje kandidat te trete?

Ka konsensus ne qytet qe Arben Vitija eshte i vetmi ne LVV qe garen mundet me e fitu pa balotazh, por qe per arsye private ai eshte duke hezituar te futet ne gare. Gjithashtu ka konsensus ne qytet qe Liburn Aliu, jo qe nuk e fiton nuk e fiton pa balotazh, por qe mundet me e humbe krejt, posacerisht pas skandaleve te fundit.

Ose, kush mundet me qene kandidati i trete?

Nje gje dihet, LVV ka kohe qe nuk punon pa sondazhe paraprake, permes te cilave i teston emrat e kandidateve neper komuna.

Nje zhvillim tjeter mjaft interes duket ne Mitrovice. Po thuhet qe LVV i ka kerku Agim Bahtirit qe te mos garoje per nje mandat te trete, por atje voten ne emer te Levizjes ta beje Armend Muja. Kesaj kerkese te LVV’se, flitet se, Bahtiri i eshte i pergjigjur ne formen me negative te mundshme.

“Nese ndodhe kjo, atehere une i kam 1 milion euro, krejt kam me i investu ne fushate per me i ndihmu Bedri Hamzes”, po e citojne njerezit Agimin t’i kete thene Albinit.

Hic me e qarte gjendja, per kete parti, nuk eshte as ne Prizren. Thuhet se, per shkak te aferave te shumta korruptive, Albini po deshiron me e heq qafesh Mytaherin, i cili nuk e myti por e kultivoi korrupsionin, e ne vend te tij ta fus ne gare ose Drita Millakun ose Artan Abrashin, i cili e ka mbeshtetjen e Hajrullah Cekut. Nese nje tranzicion i tille ndodhe me pajtimin e Mytaherit per LVV’ne kjo do te ishte nje gje e mire, mirepo nese thjeshte kryetari aktual hidhet ne berllog, atehere edhe ai e ka votuesin e tij qe do te punonte kunder LVV’se.

Partia me e madhe ne vend po perballet me plasaritjet e para serioze neper dege te ndryshme.

Kur je i vogel dhe ne opozite gjithmone je shume me unik dhe pa dallime. Rritja ekstreme i rrite ekstremisht edhe ambiciet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco