Reçica – Qeverisë: Po e trashni kuletën, 50 milionë euro më shumë për vete, 73 milionë më pak për qytearët

Reçica – Qeverisë: Po e trashni kuletën, 50 milionë euro më shumë për vete, 73 milionë më pak për qytearët

14:20, 28/07/2021

Deputeti i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica, gjatë seancës së Kuvendit, ka pasur akuza për Qeverinë Kurti.

Ai ka kritikuar Qeverinë, duke thënë se ajo premtonte barazi e drejtësi, ndërsa sot po i shpenzon paratë, sipas tij, në meditje e paga për familje e qeveritarët.

“Sot Qeveria Kurti, po ndan 50 milionë euro më shumë për trashjen e kuletës së zyrtarëve publikë, të saj dhe luksin, po redukton shpenzimet kapitale për 30 perqind më pak, 73 milionë më pak për qytetaret”, shtoi ai tutje.

Reçica gjithashtu tha se Qeveria ka anashkaluar ndërtimin e objektit të Spitalit të Ferizajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco