Eksperti serb: Kriminelët serbë, të lidhur me shërbimet e inteligjencës serbe dhe ato ruse

Eksperti serb: Kriminelët serbë, të lidhur me shërbimet e inteligjencës serbe dhe ato ruse

14:16, 28/07/2021

Darko Trifunovic, i cili në opinionin kosovar u bë i njohur përmes dokumentarit VIRUSSIA, ka thënë se grupet kriminale në Serbi janë të lidhura me strukturat e sigurisë së Serbisë, duke filluar nga shërbimi i inteligjencës serbe BIA, përkatësisht individëve që kanë udhëhequr në këtë shërbim.

“Si shoqëri (në Serbi v.j.) jemi të pasigurt, sepse ka organizata kriminale që kanë njerëz në polici dhe në politikë. Nëse ëshët arrestuar udhëheqësi i grupit kriminal Velko Belivuk, kjo nuk do të thotë se organizata e tij dhe organizata të tjera kriminale janë eliminuar”, ka thënë për një televizion serb në Bosnjë e Hercegovinë Trifunovic.

Ai më tej ka thënë se problem i madh është kur grupet kriminale i kanë njerëzit e vet në institucione të shtetit.

“Është rasti i sekretares së shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, Dijana Krkalovic, e cila ka qenë udhëheqëse e BIA-s dhe më pas udhëheqëse e Ministrisë, e cila në mënyrë të pashpjegueshme ende as që është marrë në pyetje lidhru me lidhjet e saj me grupet kriminale”, ka deklaruar Darko Trifunovic.

Tregimin e vet gjatë intervistës, ai e theksoi edhe më shumë në faktin se grupet kriminale që i krijojnë njerëzit si Krkalovic dhe disa shërbime të huaja të inteligjencës, për të cilat Trifunovic, tha se janë kryesisht ruse.

“Pikërisht lidhja e saj me këto shërbime të inteligjencës, është se ajo ende është e ‘mbrojtur’. Këtë e dëshmon edhe më shumë fakti se të gjitha këto arrestime të grupeve kriminale në Serbi i ka nisur agjencia amerikane e njohur si DEA, e cila vepron që t’i shkatërrojë grupet e tilla kriminale, të cilat, në radhë të parë kanë mbështetje ruse”, ka nënvizuar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco