Prishtinasi e raporton vetën në polici: Kam mbjellur kanabis në shtëpinë time

Prishtinasi e raporton vetën në polici: Kam mbjellur kanabis në shtëpinë time

09:31, 25/07/2021

Një person ka raportuar në polici se në shtëpinë e tij ka mbjellur kanabis.

Menjëherë organet e rendit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar pesë bimë me gjatë pesë deri në 90 centimetra.

Po ashtu policia në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur një grinder dhe dy paketime me substancë narkotike të llojit marihuanë, njofton raporti 24 orësh i policisë.

KULTIVIM I BIMËVE NARKOTIKE

Prishtinë, 24.07.2021-10:00. I dyshuar mashkull kosovar ka njoftuar se në shtëpinë e tij ka kultivuar disa bimë narkotike. Njësit përkatëse policore në vendi ngjarje kanë gjetur dhe konfiskuar: pesë bimë narkotike të llojit kanabis me gjatësi -5-90cm, një grinder dhe dy paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë . I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco