Ministria e Jashtme e Kosovës: Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet

Ministria e Jashtme e Kosovës: Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet

12:55, 16/05/2021

Duket se në konflikti mes Izraelit dhe autoriteteve të Palestinës, duket se 1Qeveria e Kosovës, mbështet Izraelin për tu vetëmbrojtur.

Në një reagim nga Ministria e Punëve të Jashtme thuhet se Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet nga sulmet e Hamasit.

Përplasja mes Izraelit dhe Palestinë që prej disa ditësh është përshkallëzuar, duke shkaktuar numër të lartë të viktimave, që kanë shkuar deri më tani në rreth 150.

“Si çdo shtet, Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2,000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore” - thuhet nga ministria e Jashtme.

Pas sulmeve masive me raketa nga Rripi i Gazës, ushtria izraelite përforcoi kundërsulmet e saj ndaj Hamasit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco