Ngacmimi seksual në shkollën Faik Konica, qyetarët e kallin rrjetin me reagime

Ngacmimi seksual në shkollën Faik Konica, qyetarët e kallin rrjetin me reagime

11:32, 16/05/2021

Reagime të shumta në rrejte sociale dhe jo vetëm, ka ngjallur publikimi i lajmit për ngacmimin seksual që i është bërë një vajzë gjashtë vjeçare nga disa nxënës të shkollës kryesore në qendër të Prishtinës.

Syri gjatë ditës së djeshme ka publikuar lajmin dhe videon e aktit mirëpo duke mbrojtur identitetin e protagonisteve e duke ven theksin tek viktima.

E reagimet nëpër rrjetet sociale kanë marr dhenë.

Ne po u sjellim vetëm disa nga to si në vijim.

Vlora Çitaku ish ambasadore e Kosovës në Uashington thotë që është e tronditur por jo e befasuar nga kjo gjë.

”Jo e befasuar, sepse ushqejmë pabarazi e misogjeni tërë kohën. Fëmijët përsërisin ato që shohin dhe dëgjojnë përreth. Për më tepër, bullizmi nuk ka si të mos jetë i pranishëm në shkolla, kur është dominant kudo në shoqëri”, ka shkruar Çitaku në facebook.

Lexo edhe: Kërcënon drejtoresha e shkollës që ishte në dijeni për videon

Kjo e fundit madje shpreson që ky rast i tmerrshëm të jetë kambana e fundit për vendin tonë.

Profesoresha universitare e psikologjisë, Donika Shahini-Lami ka reaguar ndaj sulmit seksual të shtatë vjeçares në oborrin e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë nga të mitur të tjerë duke kërkuar që urgjentisht në shkolla të punësohen psikolog.

Ajo thotë se dhuna që djemtë ushtruan ndaj vajzës së mitur pasqyron një realitet të tmerrshëm.

 “Psikolog nëpër çdo shkollë, me urgjencë....Psikolog meritor e jo koti sikur i kemi nëpër shkollat tona. Psikolog edhe për mësimdhënës që nuk i raportojnë sjelljet delikuente të nxënësve. Dhuna që djemtë ushtruan ndaj vajzës së mitur pasqyron një realitet të tmerrshëm. Gjendje e cila nuk ka filluar sot!”.

Lexo edhe: Sqarim nga Syri.Net Kosova rreth videos që u publikua sot

 

Reagim ka bërë edhe aktivistja Zana Avdiu.

Ajo shkruan, “femije te klases se 7, e dhunojne seksualisht nje femije te klases se pare. Edhe krejt kete, e xhirojne me telefon. Dhe, ka aso qe thone jeni tu e tepru. Fatkeqesisht, u vertetu qe pak jemi tu fole e reagu, ne krahasim me ate cka po ndodh ketu. Ku i kane mesu ata keto? Cka i shtyu ata femije te bejne dicka te tille? - i mesuan e i shtyu shoqnia jone, me edukimin qe ua ben djemeve. Ata rriten me mesime prej dhunuesve. Dhuna seksuale, keqtrajtimi i grave, eshte dicka krejt normale per ata. “Shume cike e mire je. Lum vllau qe te ka”- tregon se qysh jane tu rrite ata femije. Ne gjithe kete, fillimisht duhet te mbahen pergjegjes prinderit, pastaj mesuesit dhe drejtoresha. A mesojne keta femije dicka ne keto shkolla? Cka po ndodh me kete shoqni?” – shkruan Avdiu në facebook.

Ndërsa një qytetare tjetër thotë: “Drejtoresha e shkollës "Faik Konica" dhe ajo e Drejtorisë Komunale të Arsimit janë shumëfish më fajtore se dhunuesit seksualë të një të miture. Ato përveç se nuk kanë ndërmarrë gati asgjë, tentojnë të heqin përgjegjësinë nga vetja, ta relativizojnë peshën e rastit, por edhe ta fshehin një krim të tillë nga publiku. Në këtë mënyrë, ato indirekt mund të nxisin veprime të sërishme të këtij lloji. Bashkëfajtorë do të jenë edhe instancat tjera më të larta si vet Komuna e Ministria e Arsimit, si dhe Policia e Prokuroria, nëse të njëjtat nuk ndërmarrin hapa të menjëhershëm për t'a zgjidhur këtë rast, e për të vendosur drejtësinë në vend. Epilogu i këtij rasti duhet të jetë i atillë që askujt të mos guxojë t'i shkojë mendja të kryejë akte të tilla, e lëre më të tentojë ti heshtë apo fshehë ato” – shkruan Lorida Musliu – Cakolli, qytetare.

Kurse gazetari Albert Bajrami thotë që nuk mund të kuptoj se si regjistrohet me kamerë një akt i tillë.

“Une çuditna me nje sen qe hala skom mujt me kuptu. Qysh munen njerezit mu nal edhe me inçizu ne nje rast te caktuar edhe mos me intervenu qe me parandalu me te keqen ??

P.sh. Kur ndodh ndonje rrahje me disa personave, 10 veta ndalen anash edhe inçizojne edhe gati kerkush se merr mundin me e parandalu rrahjen qe mundet me perfundu goxha keq.Pse kemi qef veq SHOË me ba?? Keto jone rastet ma te pakta, Mos te flasim per gjerat akoma me te ndjeshme.Se di. Po behemi shoqeri e spektakleve si duket.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco