Serbëve për njohje me shqiptaret iu kushton 3 mijë euro – procedura ka tre hapa, e dasma mund të kryhet për disa javë

Serbëve për njohje me shqiptaret iu kushton 3 mijë euro – procedura ka tre hapa, e dasma mund të kryhet për disa javë

09:53, 16/05/2021

Ndërmjetësimi tek njohja sot nuk bëhet vet nga një person apo agjenci, përkundrazi ajo tash bëhet përmes shumë bashkëpunëtorëve të shpërndarë në gjithë rajonin.

Puna paguhet mirë, martesat që lidhen rrallë ndodhë të prishen, ndërsa se ky biznes po ec, ka treguar një nga pronarët e agjencisë që ndërmjetëson njohjen kryesisht mes serbëve edhe shqiptareve, shkruan “Kurir”.

Mishko Jovanoviç nga agjencia e regjistruar në Tiranë, por që ka bashkëpunëtorë të shpërndarë gjithandej, punën e ka nis para 8 viteve.

“Kjo është punë që ka ec, ne kemi parë se ka funksionuar edhe para fillimit tonë. Nuk ka rregulla, më së shumti ka serbë, por ka edhe kroatë edhe njerëz nga Bosnja, por edhe nga Evropa”, thotë ai përmes telefonit nga Mali i Zi.

Ai shton se ndërmjetëson në njohje, por jo edhe në krijimin e martesave, ndonëse flet edhe për dhëndrrit edhe nuset.

Ai shpjegon të gjithë procesin që kryhet në faza, së pari djemtë tregojnë interesim, dërgojnë biografi edhe foto, pastaj vendoset kontakti.

“Ne pas interesimit angazhojmë bashkëpunëtorë në gjithë Shqipërinë, kush gjen personin që i pëlqen, që shpreh dëshirë për njohje me nusen potenciale, ne i ndërmjetësojmë e lidhim. Pastaj vjen kontakti fizik, nuk ka telefona as profile shoqërore...”, tha Jovanoviç.

Më pas vjen vizita tek nusja, ku “bëhen disa marrëveshje preliminare dhe nëse pëlqehen”.

Hapi tjetër është vizita kthyese kur nusja me familjarë apo vëlla shkojnë të shohin kushtet ku do jetojë.

Hapi i tretë përsëri dhëndëri shkon në Shqipëri ku shpallet fejesa, ndodhë që fejesa dhe martesa bëhen në të njëjtën kohë”, tha Jovanoviç, duke shtuar se nganjëherë pritet të kalojnë disa javë, edhe muaj derisa dhëndrri nuk merr nusen.

Pastaj pason dasma në vendin prej nga është dhëndrri.

Tash kërkesat janë rritu më parë duan të dalin në perëndim se të jetojnë në Serbi?

Jovanoviç thotë se interesimi i shqiptareve për t'u martuar në Serbi ka rënie të madhe në tri vitet e shkuara, sepse tash ato më me dëshirë duan të shkojnë në perëndim.

“Ka diçka interesim të shkuar për martesa në Kroaci se në vendet tjera në regjion, sepse ajo është vend anëtar i BE-së. Por, pa marr parasysh se dikush në perëndim mundohet e jeton me qira në Evropën perëndimore, ato preferojnë qiranë se zonja shtëpie në Serbi, Mal të Zi apo Bosnje... - thotë Jovanoviç, duke shtuar se ka edhe ndarje nga martesat e krijuara më përpara, ndonëse janë më të rralla.

Jovanoviç zbulon se pas kryerjes së një ndërmjetësimi, agjencia në Tiranë ofron llogarinë 3 mijë euro, në njohje merr pjesë edhe ndërmjetësuesi dhe më së shpeshti ata janë persona që flasin dy gjuhët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco