“Kam me të vra”, një grua në Pejë kërcënohet nga ish-bashkëshorti

“Kam me të vra”, një grua në Pejë kërcënohet nga ish-bashkëshorti

09:50, 16/05/2021

Vendimi për ndarje nga bashkëshorti gati sa nuk i kushtoi me jetë një gruaje në Pejë.

Siç merret vesh nga burimet brenda Prokurorisë Themelore në Pejë se ish-bashkëshorti i saj e ka kërcënuar se do ta vrasë.

Sinjali mëson se motivi i kanosjes dyshohet se është pikërisht vendimi i saj për t’u divorcuar nga ai.

Këto burime kanë bërë të ditur se i dyshuari për këtë rast ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco