Shkoi në banesën e të dashurit, por ajo u rrahë nga ai dhe shoku i tij

Shkoi në banesën e të dashurit, por ajo u rrahë nga ai dhe shoku i tij

09:14, 16/05/2021

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Ata dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një vajzë në banesën e tyre.

Sipas raportit të policisë, vajza kishte shkuar në banesën e të dyshuarve, pasi që ishte në lidhje dashurie me njërin prej tyre.

Mirëpo, kur shkoi atje, dyshohet se ajo u sulmua fizikisht nga i dashuri i saj dhe bashkëbanuesi i tij.

Për shkak të lëndimeve trupore që dyshohet se ia kanë shkaktuar ata, ajo ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco