Zv.kryeministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se veprimi i fundit i ministres Albulena Haxhiu, për ti dërguar në Qeveri 12 prona të paluajtshme, të cilat janë të konfiskuara nga gjykatat e Kosovës, ka eliminuar në mentalitet korruptiv.
Sallahu, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se Qeveria, në bazë të kritereve që ajo i përcakton, mund t’ua jap këto prona institucioneve përkatëse për shfrytëzim.
"Përderisa ministra të qeverive të kaluara si aksionarë në veprime korruptive ua kanë dhënë kundërligjshëm pronat shtetërore personave juridiko-privat me qëllim të përfitimit material të paligjshëm dhe për interesa të ngushta klanore, sot me veprime të drejta ligjore po eliminohet ky mentalitet korruptiv" shkruan Sallahu.
Shkrimi i plotë;
© SYRI.net