Gjesti i mrekullueshëm i 21 vjeçares nga Ferizaj pasi e gjeti një kuletë në restorant

Gjesti i mrekullueshëm i 21 vjeçares nga Ferizaj pasi e gjeti një kuletë në restorant

11:06, 15/05/2021

Një grua në Ferizaj e ka dorëzuar dje në polici një portofol me para që e kishte gjetur në një restorant

Sipas policisë, A.K., 21-vjeçare e kishte gjetur portofolin e një mashkulli me inicialet B.S., 23-vjeçar në restorantin ku po punonte.

Portofoli i është dorëzuar personit që e kishte humbur.

Njoftimi i plotë:

Me datën 14.05.2021 rreth orës 22:20, një qytetare e Ferizajt (F/SH/K), A.K 21 vjeçe, punëtore në restaurantin ‘’Burger King ‘’ tek qendra ‘’ The Village – Shoping & Fun ‘’ në Ferizaj, ka gjetur në këtë restaurant një portofol me para dhe dokumente të humbura. Portofoli i përkiste një (M/SH/K), B.S 23 vjeç.

Ajo menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt.

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë,   pronarit i kthehen  paratë dhe dokumentet, ( 179.53 euro, 50 denar MKD, 5 lira TR, ,  letërnjoftimi i RKS-së , patentë shoferi, indexi universitar dhe kartela e bankës).

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetaren A.K, për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur  në stacionin e policisë .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco