Edhe tri shtete të BE-së rreshtohen përkrah Izraelit, në Kosovë ende nuk ka reagim

Edhe tri shtete të BE-së rreshtohen përkrah Izraelit, në Kosovë ende nuk ka reagim

09:45, 15/05/2021

Austria, Sllovenia dhe Republika Çeke kanë ngritur flamurin e Izraelit në ndërtesat qeveritare, duke u solidarizuar kështu me viktimat dhe duke dalë në përkrahje të këtij shteti në konfliktin me Palestinën, derisa në Kosovë ende nuk ka asnjë reagim nga institucionet.

Presidenti i Sllovenisë, Janez Jansa në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Twitter, ka thënë se shteti të cilin ai e udhëheqë qëndron me Izraelin.

“Si shenjë solidariteti me Izraelin, flamuri i këtij shteti është ngritur në ndërtesën e qeverisë sllovene. Ne i dënojmë sulmet terroriste dhe qëndrojmë pranë Izraelit”, ka thënë ai.

Ndërkaq, edhe Republika Çeke ka vendosur flamurin e Izraelit në ndërtesat e institucioneve shtetërore, duke dalë kështu në përkrahje të këtij shteti.

Ndërkohë, lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe kancelari austriak, Sebastian Kurz, i cili përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet kundër sulmeve terroriste.

“Izraeli ka të drejtë të mbrohet kundër këtyre sulmeve. Në mënyrë që të solidarizohemi, ne kemi vendosur flamurin e Izraelit në zyrën qeveritare dhe ministrinë e jashtme,” ka thënë ai.

Gjatë ditës së djeshme, ndaj sulmeve të Hamasait kundër Izraelit kanë reaguar edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen dhe presidenti francez, Emmauel Macron.

Mirëpo, në Kosovë ende nuk ka pasur asnjë deklaratë nga institucionet lidhur me këtë çështje, e cila ditëve të fundit ka qenë një ndër temat më të diskutuara në botë.

Dje në vendin tonë është mbajtur marshi  “Në solidaritet me popullin palestinez” në Prishtinë, i organizuar nga kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Pjesë e këtij marshi ka qenë edhe deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani dhe disa përkrahës të kësaj partie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco