Vuçiq publikon një dokument për Kosovën

Vuçiq publikon një dokument për Kosovën

09:15, 15/05/2021

Këtë deklaratë presidenti i Serbisë, Vuçiq e bëri në një intervistë në TV Prva duke i reaguar ambasadorit izraelit i cili për media në Beograd theksoi se Serbia dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshje në Uashington, shkruan “Novosti”

Gjatë kësaj interviste ai ka fol rreth situatës aktuale politike edhe ekonomike në Serbi, duke përmendur edhe çështjen e dialogut dhe marrëveshjen e nënshkruar në shtatorin e kaluar në Uashington.

“Ai nuk ka thënë gjëra shumë të këqija, përveç njërës. Ka thënë se Serbia së bashku me Prishtinën ka marr pjesë në atë (marrëveshje). Unë e kam sjell me vete marrëveshjen që të shihet, ku unë askund nuk kam nënshkruar që Izraeli të pranojë Kosovën”, tha Vuçiq duke iu përgjigj ambasadorit izraelit Valan.

Ai shtoi se “ia kam thënë edhe Netanjahut se ka dy oferta për bartjen e ambasadës. Nuk jam i entuziazmuar me hapin e Izraelit. E kanë falsifikuar së pari mediet e Gjilasit, pastaj thanë se ne  e kemi komentuar ambasadorin. Serbia nuk ka marr pjesë dhe nuk do të merr pjesë” tha Vuçiq duke treguar marrëveshjen e Uashingtonit.

Ai ka thënë se Serbia nuk do të deklarohet lidhur me konfliktin ndërmjet Izraelit dhe Palestinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco