Në këto qytete të Kosovës, burrat po i rrahin me të madhe gratë e tyre

Në këto qytete të Kosovës, burrat po i rrahin me të madhe gratë e tyre

09:07, 15/05/2021

Gjatë ditës së djeshme janë raportuar katër raste të dhunës në familje, ku katër burra kanë sulmuar fizikisht dhe psiqkisht gratë e tyre, njëri nga ta ka rrahur edhe vajzën e tij përveç gruas

Më poshtë ju sjellim raportin e Policisë së Kosovës:

Prishtinë, 13.05.2021-22:00.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një  mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari  me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Prishtinë, 14.05.2021-21:00. 

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një  mosmarrëveshje  kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa, i dyshuari  me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Rr. Riza Matoshi, Ferizaj 13.05.2021-23:00.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për te lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rahovec, 14.05.2021-22:25.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare (bashkëshorten dhe vajzën e tij). Viktima kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco