Kosova bëhet mollë sherri mes Izraelit dhe Palestinës

Kosova bëhet mollë sherri mes Izraelit dhe Palestinës

12:11, 13/05/2021

Si e shihni dikë që vjen dhe hap një ambasadë në Prishtinë?! A është në rregull me ju? – tha për TV Prva, Ambasadori i Palestinës në Serbi, Mohamed Nabhan, i cili iu bashkua programit drejtpërdrejt nga Gaza.

Ai kundërshtoi hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, por ai gjithashtu është kundër që Serbia të lëvizë ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem.

“Për shkak se Jerusalemi është një qytet i pushtuar. Jerusalemi Lindor është një qytet i okupuar. Ju lutem, si e shihni dikë që vjen dhe hap një ambasadë në Prishtinë?! A është në rregull për ju?!”, tha Nabhan.

Palestina mbështet Serbinë në pozicionin e saj për çështjen e Kosovës dhe ajo pret të njëjtën gjë nga Serbia, kur bëhet fjalë për dy rezoluta të Kombeve të Bashkuara – njëra për Kosovën, tjetra për Jerusalemin

“Ne nuk e pranojmë atë për shkak të Rezolutës 1244 dhe qëndrimit të Serbisë ndaj kësaj”, tha Nabhan.

Në të njëjtën kohë, ai thekson se ata presin të njëjtën gjë nga miqtë e tyre, “Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë nga të gjithë miqtë tanë të respektojnë pozicionin tonë dhe rezolutën e Kombeve të Bashkuara. Lidhur me Jerusalemin, ekziston Rezoluta 478, e cila u kërkon të gjitha vendeve të botës të mos lëvizin dhe të mos e njohin Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit. Është e qartë dhe natyrisht, kushdo që e bën këtë, se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tona me të”.

Nabhan iu bashkua emisionit në të cilin ishte mysafir ambasadori izraelit në Serbi, Jahel Vilan, dhe me të cilin kishte një polemikë të mprehtë në lidhje me situatën në Gaza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco