165 zotime në mes ideales dhe të pamundurës

165 zotime në mes ideales dhe të pamundurës

08:28, 11/05/2021

Instituti EPIK ka vazhduar traditën e de-konstruktimit të programeve të qeverive nga gjuha abstrakte dhe teknike e tyre në infografikat e qarta, të matshme dhe të kuptueshme për publikun e gjerë.

Në de-konstiuktim janë identifikuar 65 masa konkrete për të cilat është zotuar Qeveria e Kosovës në kuadër të programit të saj 2021-2025: nga vaksinimi i 60% të qytetarëve në grupmoshën e atyre që duhet vaksinuar deri në fundin e vitit 2021 dhe arritja e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, e deri tek sigurimi i 1,000 bursave studentore për vajzat dhe ofrimit të banimit të përballueshëm për 4,000 familje.

Duke pas parasysh numrin e lartë të zotimeve, është përgatitur edhe një listë të zotimeve kyçe që burojnë nga Programi 2021-2025.
 
Publikimi i plotë:
PROGRAMI I QEVERISË: 165 ZOTIME NË MES IDEALES DHE TË PAMUNDURËS
Qeveria e re e Republikes së Kosovës u votua me 22 mars 2021. Me 7 maj 2021, Qeveria ka miratuar Programin e saj 2021-2025.
Programi prej 57 faqe është i organizuar në 18 fusha të qeverisjes. Programi identifikon dy prioritetet afatshkurtëra (menaxhimin pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike) dhe dy prioritetet afatmesme (lufta kundër korrupsionit dhe reformat ekonomike).
Qëllimi i këtij publikimit të radhës është që të vazhdojmë traditën e de-konstruktimit të programeve të qeverive nga gjuha abstrakte dhe teknike e tyre në infografikat e qarta, të matshme dhe të kuptueshme për publikun e gjerë. Ne shpresojmë se kjo do të ndihmoj në inkurajimin e një diskursi vibrant publik i cili do të kontribuoj në dizajnimin dhe zbatimin e politikave kualitative qeverisëse.
Ne kemi identifikuar 165 masa konkrete për të cilat është zotuar Qeveria e Kosovës në kuadër të programit të saj 2021-2025: nga vaksinimi i 60% të qytetarëve në grupmoshën e atyre që duhet vaksinuar deri në fundin e vitit 2021 dhe arritja e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, e deri tek sigurimi i 1,000 bursave studentore për vajzat dhe ofrimit të banimit të përballueshëm për 4,000 familje.
Duhet sqaruar që në fillim që ne kemi tentuar të bëjmë përzgjedhjen e masave të Programit të cilat janë të qarta, konkrete dhe të matshme. Me fjalë të tjera, nuk kemi përfshi masat e programit të cilat në esencë nuk janë masa, por zotime abstrakte psh. “do të konsolidojmë funksionimin e kompanive publike”, “do të thellojmë bashkëpunimin”, “do të rishikojmë ligjet/strategjitë/politikat”, “do të forcojmë/fuqizojmë kapacitetet e institucioneve”, etj. Po ashtu, nuk kemi përfshirë masat e programit të cilat përbejnë detyrat e zakonshëm të qeverisë, psh. përmirësimi i llogaridhënies ndaj qytetarëve, rishikimi i proceseve të brendshme dhe aktivitete të ngjashëm.
Me qëllim të monitorimit më të lehtë dhe rritjes së llogaridhënies ne kemi përgatitur edhe ndarjen e detyrave që burojnë nga Programi i Qeverisë sipas mandatit të secilit ministër. Ministria me më së shumti detyra është Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me gjithsej 38 masat, ndërsa ministria që nuk ka parapa asnjë detyrë konkret është Ministria për Kthim dhe Komunitete.
Duke pas parasysh numrin e lartë të zotimeve, ne kemi përgatitur edhe një listë të zotimeve kyçe që burojnë nga Programi 2021-2025.
Kur kemi analizuar programin e Qeverisë Kurti 1 jemi dakorduar se titulli më i përshtatshëm do ishte “Mision i (pa)mundur”. Për arsye të njëjta sikur atëherë kemi vendosur që titullin të mbajmë edhe për këtë program qeverisës. Kjo pasi që programi i asokohe, dhe i sotmi, janë diku në mes ideales dhe të pamundurës. Programi përmban masat e duhura, pothuaj në çdo sektorë. Sidoqoftë, zbatimi i Programit do varet nga disa të panjohura. Si do të financohen të gjitha 165 zotime? A do të arrijë mazhoranca e re të vaksinoj 60% të qytetarëve deri fund 2021? A do të tregoj qeveria fuqinë e nevojshme politike për të çkapur shtetin nga grupet e fuqishme të interesit të cilat dëshirojnë të ruajnë status-quonë në shoqërinë tonë? Dhe paralelisht me gjithë këtë a do të arrij qeveria të avancoj dialogun me Serbinë?
Ne besojmë që sikur në ato pyetje më komplekse, përgjigja edhe në këtë rast është: vetëm koha do të tregoj. Sidoqoftë, në ndërkohë, ne besojmë se publikimi ynë i radhës na ka ofruar mjete të mjaftueshme për të bërë atë që bëjmë më së miri: monitorimin, vlerësimin dhe propozimin e politikave alternative publike.
Publikimi i plotë “MISION I (PA)MUNDUR: Programi i Qeverisë 2021-2025” mund të shkarkohet në: https://www.epik-eu.com/sq/publikimet.
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco