Haradinaj: Debati me Donika Gërvallën i panevojshëm dhe i dëmshëm

Haradinaj: Debati me Donika Gërvallën i panevojshëm dhe i dëmshëm

23:01, 10/05/2021

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka thënë se debati për ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, është i panevojshëm dhe i dëmshëm.

Reagimi i Daut Haradinajt  vjen menjëherë pas postimit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi  në Facebook, ka arsyetuar pasardhësit e personaliteteve të shquara kombëtare, që për shkak të rrethanave jetësore, ata nuk kanë mundur të jenë gjithherë të jenë në lartësinë e prindërve të tyre.

“Unë asnjëherë nuk do e lejoj veten që të polemizoj me pasardhësit e heronjve, por, gjithmonë do e ndjek rrugën e tyre në shërbim ndaj Atdheut. Deri në frymën e fundit!”, ka shkruar Ramush Haradianaj.

Ndërsa, Daut Haradinaj, gjithashtu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “ne si Aleancë nuk do të jemi pjesë e këtij debati. Secili njeri e ka një të shkuar dhe duhet të jetojë me të”.

Haradinaj ka folur edhe për programin qeverisës të Qeverisë Kurti.

“Programi i Qeverisë më shumë i ngjan një analize të administratës, se sa programit të një qeverie. Jemi të zhgënjyer me faktin se në këtë program për të parën herë ShBA-të nuk renditen si partner strategjik i Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Daut Haradinajt:

“Debati për ministren e Jashtme është i panevojshëm dhe i dëmshëm. Ne si Aleancë nuk do të jemi pjesë e këtij debati. Secili njeri e ka një të shkuar dhe duhet të jetojë me të. Kaq!

Programi i Qeverisë më shumë i ngjan një analize të administratës, se sa programit të një qeverie. Jemi të zhgënjyer me faktin se në këtë program (sa pashë nga ajo që është publikuar në Koha Ditore) për të parën herë ShBA-të nuk renditen si partner strategjik i Kosovës.

Dialogu me Serbinë nuk mund të zhvillohet pa një transparencë të plotë. Kjo është çështje nacionale dhe u përket të gjithëve. Qeveria e Kryeministri duhet të zhvillojnë takime me spektrin politik për një qëndrim të përbashkët. Ne si Aleancë do të luajmë rol konstruktiv për këtë temë, natyrisht kjo përmes Parlamentit. Nuk kërkojmë që të jemi pjesë e ekipit që zhvillon negociata, por kërkojmë të jemi në dijeni për çdo detaj të këtij procesi!

Aleanca është ndër partitë e para, (në mos e vetmja), që ka avancuar në procesin e zgjedhjeve lokale. Ne tashmë i kemi minimalisht 10 kandidatë të paracaktuar për kryetarë komunash. Të tjerët po presin e po kalkulojnë”, ka shkruar Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco