Haziri e jep lajmin e mirë për rënien e infeksionit të lakores në Gjilan, vaksinimi të vazhdojë

Haziri e jep lajmin e mirë për rënien e infeksionit të lakores në Gjilan, vaksinimi të vazhdojë

22:38, 05/05/2021

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri thotë se lakorja e infeksionit me COVID-19 në këtë komunë ka rënie të madhe, shkruan Syri.net Kosova.

Megjithkëtë, ai thotë se vaksinimi duhet të vazhdojë.

“Ruajeni vetën dhe familjen tuaj, përmes bartjes së maskave, mbajtjes së distancës e higjienës personale.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 20738 mostra, 6326 kanë rezultuar pozitivë, 6047 janë shëruar, 140 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 139 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 29 dhe 64 mostra në pritje për rezultat”, shkruan Haziri në Facebook. 

Lajmi i mirë është që lakorja e infeksionit me #COVID19 në Gjilan ka rënie të madhe. Por, deri në vaksinim, duhet të...

Posted by Lutfi Haziri on Wednesday, May 5, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco